Gjergj Luca: Shqipëria prezantohet konkurrues në Barcelonë me produktet e “Rozafës”
“Rozafa ndjehet si në shtëpinë e vet kudo në botë. Ja konkretisht markata më e madhe e peshkut në Barcelonë ku gjenden prodhimet tona. Prodhime që janë rezultat i punës me sakrifica, prodhime me shije Made in Albania!”, është kjo çfarë shkruan Gjergj Luca në një postim që ai ka ndarë në mediat sociale, publikim të cilin e ka shoqëruar me një video të tij në Barcelonë aty ku fileto e tonit shqiptar është produkt i garantuar që konkurron tregjet ndërkombëtare.
Kjo padyshim që është një arritje e madhe e sipërmarrjes shqiptare, një tregues i sfidave konkurruese në betejat e tregjeve prestigjioze, në ato ballafaqime ku produkti shqiptar prezantohet nga “Rozafa” si një paraprurës i integrimit në familjen e madhe evropiane, sepse integrimi është biznes, është ekonomi, është zhvillim, i cili reflekton në gjithë tregues e progresit ku Shqipëria aspiron.
AV