Gjergj Luca fton të inaugurojmë “Diktatorin”, të gëzojmë si fëmijë të rritur në Ditën e Fëmijëve
Gjergj Luca vendos në Fish City skulpturën abstrakte “Diktatori”, vepër e realizuar nga një djal i talentuar nga Elbasani, por me idenë e Lucës, i cili sipas tij është inspitur nga opinionistë dhe komentues politikë të mediave.
Gjergj Luca, shpërthen edhe kësaj here si gjithnjë, befasues dhe i paparashikueshëm, i ashpër dhe i vërtetë, në mënyrën se si ai e përcjell komunikimin dhe pozicionon rolin e tij reagues. Mes artit dhe cinizmit, fuqisë shprehëse të alegorisë dhe fjalës në eterin meditim, emrave të mëdhenj të mendimit politik që uzurpojnë me kohë televizive dhe diktat algoritmi përditshmërinë e shqiptarëve, ai, përmes idekonceptit dhe realizimit mjeshtëror të artistëve, sjell atë që ai e ka quajtur “Diktatori”.
“Nuk më lenë as mizat, nuk më le as demenca e moshës që të mbaj fjalimin kushtuar burrave të kohës sonë. Kushtuar atyre që më nxitën të derdh në art veprën time të titulluar “Diktatori” të cilën ia kushtoj…
Ju pres sot miq ta zbulojmë e ta përurojmë në datën 1 qershor pasdite, të debatojmë e të gëzojmë si fëmijë të rritur në ditën e fëmijëve…”
Vepra që ke sjellë, e titulluar “Diktatori”, është një kompozim skulpturor abstrakt, ku mbizotëron kaosi formal, asimetria e elementëve dhe një përdorim i fortë i ngjyrës dhe formës për të ndërtuar një figurë të rëndë, të ngjeshur, të pashpërbëshme. Struktura është e ngurtë, e ngarkuar, me elementë të ndërfutur në njëra-tjetrën, duke krijuar një siluetë që i ngjan një figure njerëzore, por e çrregullt, e copëtuar dhe e fragmentuar.
Luca edhe kësaj here ka vendosur të thotë fjalën e tij me art, me fuqinë shprehëse të artit, me të drejtën ekskluzive dhe të pagabueshme të artit.
AV
KOHA JONË SONDAZH

