Gjergj Luca uron gëzuar nga Fushë Studën, dhe “Vetëm përpara”

Sipërmarrësin Gjergj Luca, fundjava e gjen në Fushë Studën, Librazhd, atje ku dimri ka mbërritur dhe bashkë me të, mundësia e atyre që dashurojnë natyrën e virgjër, spektaklin e bukurisë së ashpër që të çon atje në zemër të maleve, dhe patjetër, gatimet tradicionale.

Ndoshta kësaj here Luca, në lartësitë kodrinore-malore të Fushë Studën, mbuluar nga bora dhe veshur modestisht me petkun e festive, nuk është ndalur të bëjë kritika për gjërat që duhet të ecin më mirë, për idetë e tij novatore apo për promovimin e turizmit.

Kësaj here ai, si çdo herë e mylmen me pak ironi teksa shkruan “Ju përshëndes e ju këshilloj mos shani borën, më shani mua siç bëni ndonjëherë!” por lavdëroni punën e bërë për zhvillimin që kanë marrë zonat e argëta si Fushë Studën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bora, rruga, dritat, atmosfera festive dhe ja ku vjen para jush një destinacion i ri në malësitë e Librazhdit: Fushë Studen…” kësisoj e vizaton Luca këtë panoramë dimri, atje larg, ku ka shumëçka për t’u vlerësuar veç punës së kryebashkiakut të Librazhdit. Po, natyra e paprekur dhe pozicionit i Fushë Studën, fshati që ofron potencial për zhvillimin e ekoturizmit. Atje nga ku Luca na “qeras” me sloganin socialist, “Vetëm përpara”, vizitorët e natyrës së virgjër, njerëzve bujarë dhe mikpritjes, mund gjithashtu të eksplorojnë shtigjet malore, burimet ujore dhe të shijojnë prodhimet bio të zonës.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?