Gjermanët janë kundër mbështetjes ushtarake për Izraelin

Teknik i ushtrisë gjermane duke montuar një predhë në një avion EurofighterFotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Sipas të dhënave të anketës “ARD Deutschlandtrend” shumica e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për Izraelin.
68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite në luftën në Lindjen e Mesme gjë për të cilën është diskutuar së fundmi. Ky refuzim në shkallë të gjërë vörehet pavarësisht parapëlqimeve dhe simpative poltike. Sipas të dhënave të anketës të radio-televizioneve publike gjermane ARD Deutschlandtrend qëndrimi kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite vihet re tek simpatizantët e të gjitha partive politike në Gjermani.
Nga ana tjetër një ndë pesë gjermanë (19 përqind) mendon se është e drejtë që Gjermania ta mbështesë Izraelin në luftën kundër organizatave terroriste Hamas dhe Hezbollah, për shembull duke furnizuar me karburant avionët luftarakë të vendeve aleate ose duke përdorur avionët Eurofighters të ushtrisë gjermane Bundeswehr për mbrojtjen kundër dronëve. .

DW

SHKARKO APP