Gjermania dëbon 150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova

Me një avion të përbashkët që është nisur sot në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesuar 150 azilkërkues të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Bëhet fjalë për 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuar (me përgjigje negative) të azilit, transmeton albinfo.ch.

Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?