Gjermania: Do kthejmë 75 mijë azilkërkues nga Ballkani

 

Autoritetet e Gjermanisë kanë paralajmëruar se do të fillojë kthimi masiv i mbi 75 mijë azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica prej tyre janë nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Ata deri në fund të vitit do të kthehen masivisht, pasi që u janë siguruar rezervimet e biletave të udhëtimit. Kjo fshesë e Berlinit vjen pas miratimit të një sërë masash kundër azilkërkuesve të rrejshëm nga vendet e Ballkanit dhe pas vlerësimit se vendet e këtij rajoni janë të sigurta,.

Masa ligjore parasheh deportimin e tyre pas refuzimit, por edhe eliminimin e mundësisë që ata të ikin dhe fshihen diku tjetër nëpër Gjermani.

Por nga ana tjetër, masat e reja parashikojnë që shtetasit e vendeve të Ballkanit të kenë mundësi për të siguruar një leje pune, si edhe të rregullojnë qëndrimin e tyre, në rast se arrijnë të punësohen në profesionin e tyre apo edhe në veprimtari të tjera.

SHKARKO APP