Gjermania i jep premtimin Shqipërisë: 10 milionë euro mbështetje për krizën e koronavirusit

Ambasadori Peter Zingraf i dha sot Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, premtimin në mbështetjen e mëtejshme gjermane në krizën e koronavirusit. Mbështetja financiare në vlerën e 10,56 milionë eurove do të shërbejë për t’iu përgjigjur në mënyrë të fokusuar krizës së Covid-19 dhe për të lehtësuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë në Shqipëri.

Konkretisht, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë, turizmit dhe në sektorë të tjerë (digjitalizimi) do të mbështeten në kuadër të ndihmës gjermane përmes këshillimit dhe granteve financiare në përballimin e krizës.

Me këtë rast ambasadori Peter Zingraf u shpreh sot: “Unë jam i kënaqur që ne po u qëndrojmë në krahë partnerëve tanë shqiptarë edhe gjatë krizës së koronavirusit. Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë janë një sfidë e madhe – ne mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk duhet të harrojmë se rreziku i koronavirusit për shëndetin por edhe për ekonominë shqiptare vazhdon të ekzistojë ende. Prandaj duhet të kontribuojmë të gjithë, përmes mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës dhe përmes higjenës në ndalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?