Gjermania kërkon 25 mijë infermierë, ja plani i ministrit si do ti marrë nga Shqipëria e Kosova
Gjendje alarmi në përkujdesjen e të moshuarve në Gjermani. Sipas të dhënave të Qeverisë federale gjermane, në vend mungojnë 25 mijë infermierë për përkujdesje ndaj të moshuarve.
Për ta zbutur këtë gjendje, Gjermania ka ndërmend ta angazhojë fuqi punëtore jashtë vendit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se sytë për këtë fuqi punëtore janë drejt Kosovës dhe Shqipërisë.
E përditshmja gjermane “Bild” ka vizituar një shkollë të lartë të trajnimit të infermierëve në Prishtinë, të menaxhuar nga një familje sipërmarrëse gjermane. Aty trajnohet e ardhmja e infermierisë gjermane për të moshuarit, shkruan “Bild”.
KOHA JONË SONDAZH

