FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania partner strategjik, mbështetje në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare

Gjermania mbetet një partner strategjik që prej vitesh është burim lidershipi në rajon dhe nxitëse e proceseve integruese. Kështu deklaroi në fjalën e saj ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë pritjes së përvitshme të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë. ”Qëllimet kryesore të bashkëpunimit shqiptaro- gjerman janë zhvillimi dhe përmirësimi në vend i kushteve të jetesës së njerëzve, bizneseve dhe përafrimi i standardeve me ato të Bashkimit Europian”.

Denaj vlerësoi mbështetjen dhe financimin gjerman në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga ai energjetik, ujërat dhe kanalizimet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shkollat e formimit profesional, në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë europian, etj.

”Bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm në fushën e hartimit të politikave të zhvillimit ekonomik, për të përfituar nga përvoja gjermane dhe për të ndërtuar edhe më shumë atë që është e rëndësishme në një ekonomi dhe SME-të, sikurse inovacioni dhe konkurrueshmëria, nxitja e sektorëve strategjikë dhe promovimi i investimeve të huaja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja tha se “nismat dhe reformat e ndërmarra nga qeveria për të rritur këto standarde gjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta për të nxitur novacion dhe për të lehtësuar të bërit biznes, të tilla si: fiskalizimi, shërbimet online, dogana pa letra, etj”. Denaj shprehu angazhimin për të sjellë më të mirën e biznesit shqiptar dhe gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?