Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 15:03 Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani Në librin e tij të ri "Premto Me, America", Joe Biden shkruan se kishte besim të kufizuar te Benjamin Netanyahu dhe mbron tërheqjen e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Aktualitet E enjte, 26 Qershor 2025 09:37
Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).

Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë – nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qëllimi afatgjatë është të ndërtohet një forcë rezervë prej 200.000 rezervistësh. Aktualisht janë maksimumi gjysma e këtij numri. Nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm do të mund të futej edhe rekrutimi ushtarak.

Mund t'ju interesojë

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 13 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 14 minutash
Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Para 15 minutash

Shërbimi automatik ushtarak

Ekziston edhe mundësia që në ligjin e ri të parashikohen rregulla të tjera, nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm. Ministri thotë se këto masa janë të domosdoshme.

Por Pistorius pohon se në këtë moment ai nuk mund të marrë një vendim përfundimtar nëse një ligj i tillë që parashikon rekrutimin do të pranohet apo jo. Megjithatë ai beson se do të jetë kështu. Projektligji duhet të diskutohet në qeverinë gjermane para pushimeve verore, dhe pastaj të miratohet. As në mesin e socialdemokratëve të Pistoriusit nuk janë të gjithë dakord me futjen e shërbimit ushtarak, me përkufizimin paraprak “në rast nevoje”.

Kryetari i grupit parlamentar, Matthias Miersch, mendon se rekrutimi mund të diskutohet “sa më shpejt që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme zgjedhore”, por kreu i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil mendon se ka ardhur koha për t’u përgatitur për rikthimin e mundshëm të rekrutimit. Pistorius së pari dëshiron ta bëjë Bundeswehrin më tërheqës për vullnetarët – tetëmbëdhjetëvjeçarët do të kontaktohen me postë. Burrat e rinj duhet të përgjigjen në pyetësorin që marrin, ndërsa vajzat mund ta bëjnë, por nuk janë të detyruara.

Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të tërheqin sa më shumë rekrutë që Bundeswehri mund të stërvitë dhe të vendosë në kazerma aktualisht. Pistorius dëshiron të rrisë numrin e forcave të armatosura nga 180.000 sa ka tani në 250.000 deri në 260.000 ushtarë. Është planifikuar edhe ndërtimi i objekteve të reja ushtarake.

“Nuk mund ta mbrojmë veten me pyetësorë”

Pistorius tha se nëse numri i vendeve të disponueshme në kazermë tejkalon numrin e vullnetarëve, atëherë mund të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera, ku duhet të veprojnë qeveria dhe parlamenti.

Ngjashëm me Pistorius, kreu i Zyrës së Kancelarit Thorsten Frei (CDU) propozon një mekanizëm që do të parashikonte një kalim në shërbimin ushtarak nëse nuk përmbushen objektivat e rekrutimit. “Ne do ta diskutojmë këtë në koalicion dhe do të përpiqemi të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët”, tha Frei për RTL dhe ntv.

Kryeministri bavarez Markus Söder (CSU) ka bërë përsëri thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në emisionin ZDF-Morgenmagazin, ai theksoi kërcënimin nga Rusia. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar sepse ujërat e tyre territoriale dhe hapësira ajrore “u sfiduan dhe u shkelën vazhdimisht”. Duhet të bëhet një vlerësim: “Sa kohë kemi ende?”, tha Söder. “Ne nuk e vendosim këtë, por situata ndërkombëtare e kërkon atë.”

Söder mirëpriti një nxitje më të madhe për shërbimin vullnetar. “Por nëse doni të mbroni kufirin e NATO-s, nëse doni të mbroni kufirin kombëtar dhe nëse me të vërtetë doni të keni ushtrinë më të fortë në Evropë (…), atëherë ndoshta nuk do të bëhet kjo vetëm me vullnetarizëm.” DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 13 minutash

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 14 minutash

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 15 minutash

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 57 minutash

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 18 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 21 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 8 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.