Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani do të mbahen mbahen më 23 shkurt. Për këtë kanë rënë dakord grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU, u bë të ditur të martën nga burime parlamentare të partive.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit të semaforëve, një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.