”Gjeta burrin në shtrat me tutoren time”, 41-vjeçarja: Nëna më shiti 350 euro. Vëllai abuzoi me mua

Të gjitha tmerret, një 41-vjeçare nga Vlora i ka përjetuar. Alma rrëfen sesi u përdhunua nga vëllai i saj, dhe se është shitur nga e ëma për vetëm 350 euro. Por veç kaq, por Alma pohoi në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, dhunën e ish-bashkëshortit të saj dhe vuajtjet nga tutorja. Kjo e fundit ishte e lidhur me partnerin e saj. Po ashtu Alma thotë se shtëpia është zbuluar nga trafikantët dhe ka frikë të qëndrojë aty.

“Pata një debat të ashpër nga bashkëshorti, më ka goditur shpesh me kokë në dysheme. Kur erdha në vete pata tutoren në shtëpi. Ajo banon afër banesës ku jetoja me qira. Bashkëshorti e njihte, pasi kishin qenë të lidhur. Shkoj të marr kafe dhe kur kthehem nuk kisha çelësin. I bie derës fort dhe kur hap shoh burrin dhe tutoren që po kryenin marrëdhënie seksuale, i derdha kafen në fytyrë atij.

Ata nisën të më dhunonin, hap dritaren shpejt dhe hidhem te lokali poshtë shtëpisë, i prisha tendën. Tutorja del dhe i thotë sa lekë do për tenden. Pastaj i thotë se mund ta marrësh atë. Zotëria kreu marrëdhënie me zor, kam bërë denoncim për të. Pas kësaj tutorja ka marrë në telefon shumë persona, ku deri në mëngjes më kanë përdhunuar. Më kanë çarë pjesët intime dhe jetoj me një frikë totale. Trembem edhe nga hija ime. Kur mendoj se çfarë më ka ndodhur them ‘nuk dua të jetoj’”, tregon Alma.

SHKARKO APP