Gjika merr çelësin e zyrës, hetuesit nuk sekuestrojnë dot dokumentet

Prokuroria e Vlorës, ka paralajmëruar për sekuestrimin e dokumenteve në zyrën e kreut të Bashkisë, Shpëtim Gjika, i cili është vendosur nën akuzë për “Falsifikim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Por ndërsa grupi i përbërë nga efektivë të policisë, oficerë gjyqësorë, ekspertë të kriminalistikës dhe një fotograf kanë zbarkuar në Bashkinë e Vlorës për të hyrë në zyrën e kryebashkiakut, janë përballur me derën e mbyllur të zyrës së Gjikës, ndërsa prej punonjësve të Bashkisë, nuk ka pasur çelës të zyrës së kryebashkiakut. 

Ky është kontrolli i parë që bëhet pas arrestimit të Shpëtim Gjikës. Ndërkohë që punonjësit e Bashkisë kanë qëndruar nëpër zyrat e tyre.

Prokuroria e Vlorës paralajmëroi se do ketë sekuestro të dokumentacionit që ka lidhje me këtë çështje. Për këtë arsye, pritet të ketë një ndalim të hyrjeve e daljeve të punonjësve në këtë zyrë. 

SHKARKO APP