Gjiknuri: Duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në zgjedhje

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur nga Vlora për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ai tha se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, por nga ana tjetër u shpreh se duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Gjiknuri: Nuk do të ketë shtyrje për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Të bëhet e pamundura që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Afatet e regjistrimit kanë përfunduar, por duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se opozita ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?