Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri: Edhe në SHBA ka akuza për shit-blerje votash

Aktualitet E martë, 9 Qershor 2020 22:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca dhe opozita synojnë që brenda kësaj jave të përmbyllin të gjitha pikat e mbetura pezull në draftin e reformës zgjedhore për ta kaluar më pas në parlament.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjiknuri: Brenda kësaj jave do ta mbarojmë këtë proces për t’ia kaluar parlamentit me qëllim që të kapim afatet, që është miratimi i kodit dhe zgjedhja e organeve të reja në mënyrë që puna të fillojë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

Deputeti, Damian Gjiknuri, një nga firmëtarët e marrëveshjes politike të 5 qershorit thotë për Ora News se me reformën zgjedhore nuk fitoi asnjë nga palët, por Shqipëria.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjiknuri: Fitoi Shqipëria, fitoi pranimin e procesit zgjedhor dhe nuk do të ketë më alibi për zgjedhje. Edhe PD ka ardhur momenti të fokusohet te elektorati dhe fushata.

Në intervistën me skype me gazetaren Matilda Mcini, Gjiknuri tregon edhe pse PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

Gjiknuri: PS u tërhoq sepse PD e kushtëzoi reformën zgjedhore vetëm me këtë pikë. Fakti që kërkuan komisionerë politikë, për PS nuk është asnjë lloj problemi, por është tërheqje nga standardet e ODIHR. Me këtë që bëri pranoi se administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka pasur asnjë problem.

Për Gjiknurin, problem i  zgjedhjeve në Shqipëri nuk është shit-blerja e votës por mosnjohja e rezultatit.

Gjiknuri: Problemi i zgjedhjeve nuk është fare shit-blerja e votës, mund të ketë raste dhe episode. Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është mungesa e vullnetit për të pranuar rezultatin. Shqipëria bën zgjedhje demokratike, mbase jo perfekte siç nuk është asgjë tjetër këtu. Edhe këto masa shtesë mund të ndikojnë por nuk ka të bëjë me këto elementë.Këto janë masa të politikës penale.

Deputeti nga ana tjetër sqaron se kodi i ri zgjedhor nuk duhet parë si diçka që u jep fund krimeve zgjedhore.

Gjiknuri: Nuk ka lidhje kodi zgjedhor me çështje kriminale. Mendojnë njerëzit se reforma zgjedhore do të parandalojë krime. Krime gjithmonë do të ketë. Shoqëria është bërë e tillë që të ketë dhe krime por natyrshëm që forcimi i organeve të drejtësisë dhe hetimi i rasteve që ju përmendët, do të bëjnë që ndëshkimet penale nesër të parandalojnë dhe përsëritjen e këtyre krimeve.Akuza për blerje votash apo përdorim të faktorëve ilegalë në zgjedjje janë në SHBA. Sakohë ka zgjedhje, ka dhe njerëz që do të thyejnë ligjet zgjedhore. Por ODIHR thotë se nuk ka prova që të mund të ketë tjetërsim të mandatit.

Futjen e teknologjisë në zgjedhje e sheh pozitive dhe ndan bindjen se identifikimi biometrik do ti japë fund fenomenit të mbushjes së kutive.

Gjiknuri: Kjo e minimizon patjetër, përdorimi i kartës biometrike ose pasaportës biometrike shoqëruar dhe me lënien e shenjave të gishtave e bën fenomenin pothuajse inekzistent. Ka edhe masa të tjera. Për identifikimin e morëm këtë risk, opozita ka pranuar që po nuk funksionoi teknologjia zgjedhjet do të vazhdojnë normalisht. Por nëse miratojmë ligjin në korrik, do të kemi mundësi shumë shpejt që teknologjia të prokurohet dhe implementohet. 

Për këtë i dhamë PD një zëvendëskomisioner me një mandat të posaçëm vetëm që të bashkëdrejtojë dhe bashkërendojë këtë proces. Mandati i tij përfundon për një periudhë katër vjeçare. PS edhe nëse është në opozitë nuk do të kërkojë zëvendëskomisioner, po të jemi ne në pushtet patjetër që do ta realizojmë depolitizimin,  por edhe sikur PD të jetë në pushtet në vitet në vijim skema e depolitizimit do të implementohet dhe asnjë palë nuk do të ketë pretendime për këtë gjë.

Shumë prej qytetarëve u skadojnë mjetet e identifikimit gjatë këtij viti, por Gjiknuri siguron se askush nuk do të mbetet pa to.

Gjiknuri: Ka kohë të mjaftueshme. Sistemi nuk është i mbingarkuar. Qytetarët kanë ose kartë, ose pasaportë. Është njësoj e vlefshme. Qeveria do të bëjë çmos të nxisë qytetarët të aplikojnë në kohë. Ai qytetar që kërkon të marrë kartë nuk do të mbetet pa të, por nëse nuk kanë interes nuk kemi çfarë të bëjmë.

Gjiknuri nuk përjashtoi edhe subvencionim për qytetarët që janë në pamundësi ekonomike.

Gjiknuri: Nuk e di, nëse opozita vjen me ndonjë propozim të caktuar. Mbase qeveria do ta shikojë dhe këtë për ata qytetarë që duan dhe nuk kanë mundësi ekonomike.

Deputeti socialist foli edhe për votën e emigrantëve, duke deklaruar se mundësia është që ajo të garantohet edhe për këto zgjedhje parlamentare.

Gjiknuri: Kemi vënë përcaktimin në kod. Ja kemi deleguar KQZ të organizojë aktin normativ që normon të gjithë logjistikën që lidhet me votën e emigrantëve. Vota do të jetë në distancë me shërbimin postar. Nëse KQZ e bën aktin normativ dhe ka një projekt si do të funksionojë qeveria do të japë buxhetin e nevojshëm për ta mundësuar këtë. Mundësia ekziston që këto zgjedhje, nëse nuk bëhet tani në zgjedhjet e tjera do të jetë automatikisht e realizuar.

Numër të saktë të emigrantëve nuk ka. Ka një numër të përafërt sepse ka njerëz që kanë ndërruar emrat dhe ka dhe qytetarë të tjerë që lëvizin për punë sezonale.

Socialistët kanë propozuar 9 majin si datë për zgjedhjet, por Gjiknuri thotë se në fund këtë çështje e vendos presidenti.

Gjiknuri: Është çështje që e vendos presidenti, propozimi bën sens sepse maji është muaji i mirë dhe kohë e mjaftueshme për të implemtuar sistemet teknologjike. Nëse nuk është 9 maji, mund të jetë 2 maji apo 15 maji. PS ka dhënë një mendim por nuk është detyrues. Nuk e pengon asgjë presidentin të dekretojë zgjedhjet.

Sa i takon fushatës zgjedhore, koha mbetet sa çka qenë, 30 ditë. Nuk do të ketë as postera dhe as parrulla.

Gjiknuri: Nuk do të kemi më postera dhe parrulla që kanë qenë një ndotje vizive për qytetarët dhe nganjëherë kanë qenë “mollë sherri” për militantë. Fushata ligjërisht është 30 ditë nuk ka ndonjë ndryshim. 30 ditëshi është i mjaftueshëm për të gjithë forcat politike dhe liderët e tyre për të shkelur pjesën më të madhe të territorit.

Etiketat e lidhura

Damian Gjiknurideputeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.