Gjiknuri: Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri në një postim në Facebook ka njoftuar se është firmosur kontrata dha ka nisur puna për Bypass-in e Vlorës. Më tej ministri sqaron se kontrata ka një vlerë financimi prej rreth 36 mln euro.

Njoftimi i Ministrit Gjiknuri

Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?