Gjiknuri: Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njoftoi se “në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

“Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore”, shkruan në Facebook ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?