Gjiknuri ”kunja” Lelit: Bashkia duhet të bëjë më shumë për pastrimin e Sazanit

Vijojnë ”përplasjet” brenda PS-së në Vlorë. Drejtuesi politik i këtij qarku, Damian Gjiknuri ka hedhur “kunja” në drejtim të kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Ai tha se mbeturinat në qytet janë një problem dhe shqetësim i shprehur edhe nga turistët, për pasojë bashkia duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Pyetjes pse Leli nuk ishte i pranishëm në këtë takim, Gjiknuri tha se krah tij ndodhet zv. kryetarja e Bashkisë, po aq e rëndësishme si kryetari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?