Gjiknuri me banorë në Vlorë: Merrni pjesë masivisht në votime. Zgjidhni PS-në!
Në kuadër të turit të tij elektoral, Damian Gjiknuri, zhvilloi takim me banorë të Rajonit Nr.5 në Vlorë.
Gjiknuri, duke i falenderuar banorët për pjesëmarjen masive dhe për mbështetjen e treguar, pohoi se, “ka shumë motive për të votuar Partinë Socialiste. Është partia që ka sjellë shumë ndryshime në vend. Për Vlorën projektet dhe ndryshimet e saj janë shumë të prekshme nga qytetarët. Fakti që në Vlorë do të ndërtohet dhe një port i ri marine, po përfundon aeroporti i ri, do të hapet dhe një port i ri tregëtar, do të krijojnë një fluks ekonomik të jashtëzakonshëm. Pa Partinë Socialiste këto gjëra nuk do të bëheshin realitet. Ne kemi projektin për ta integruar vendin në BE, proces që ka nisur me kohë dhe tanimë jemi shumë afër anëtarësimit. Kjo do të thotë më shumë mbështetje dhe investime nga Bashkimi Evropian”.
“Dua të jem jo vetëm deputeti më i votuar, por dua të jem një zë i fortë. Vlora ka nevojë për një njeri të cilit nuk i thuhet jo kur lobon për investime. Për të vlerësuar dhe një model sjelljeje që unë e ndërtova me qytetarët e Vlorës, do të doja një votë vlerësuese, shpërblyese, por dhe morale, për të qenë në borxh moral për ato që kam ndërmend të bëj, bashkë me ju. Vlerësoni eksperiencën dhe njeriun që ka dhënë prova. Me votën tuaj masive, më jepni mundësinë që t’ju përfaqësoj siç duhet si deputeti i parë dhe i vërtetë i Vlorës, që t’ju mbështes për gjithë ato projekte që i nisëm së bashku dhe që duhet t’i vazhdojmë së bashku”, shtoi më tej Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

