Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri takim me banorët në Elbasan: Më 14 Maj, konfirmojmë daljen në pension të Berishës dhe Metës

Aktualitet E premte, 12 Maj 2023 15:36
Gjiknuri takim me banorët në Elbasan: Më 14 Maj, konfirmojmë daljen në pension të Berishës dhe Metës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe drejtuesi politik në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba zhvilluan një takim me banorët e Rrajcës në Elbasan, me të cilët ndanë projektet e investimeve për 4 vitet e ardhshme. Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë për të çuar përpara projektet e nisura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojnë rrugën e nisur me bashkinë e drejtuar nga Partia Socialiste dhe me qeverinë e Edi Ramës. Kjo është zgjedhja jonë. Kemi hyrë në një proces rruge që na çon përpara. Ne këtë rrugë duhet të vazhdojmë dhe duam ta vazhdojmë së bashku. Prandaj them që në 14 Maj ne duhet ta japim qartë këtë mesazh dhe t’i nxjerrim përfundimisht në pension politik ata dy personazhe që i janë ngjitur Shqipërisë ndër vite dhe që e pengojnë në rrugëtimin e saj europian dhe drejt zhvillimit. Çelësi i suksesit dhe kyçi që mund të garantojë këtë gjë është mbështetja nga qeveria shqiptare. Prandaj në 14 maj ne duhet të konfirmojmë edhe njëherë këtë binom bashki-qeveri”, tha Gjiknuri.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 2 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Gjiknuri siguroi se e gjithë kjo zonë do të njohë një zhvillim ekonomik falë projekteve të shumta që do të realizohen. Sekretari i Përgjithshëm i PS, u ndal dhe në alternativën përballë që përfaqësohet nga Berisha dhe Meta. Gjiknuri theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është bunkerizimi i bashkisë dhe punësimi i militantëve të saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Përballë kemi alternativën dyshen Berisha-Meta, kjo është dyshja përballë. Kjo është ‘martesa’ e re politike që është bërë në Tiranë dhe që ka shtrirë tentakulat dhe ka sjellë kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Vetë Likja e ka sjellë kandidat. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë bashki e drejtuar nga Ilir Meta. Plan s’ka ajo, ekonomik, e vetmja gjë që do bëjë ajo, të heqë disa nga puna të fusë ca në punë. Do bëjë një spastrim atje në bashki për të futur ca militant të PD-së edhe ish-LSI. Kaq, ky është plani i vetëm. Në 14 maj nuk ke ku i kap më ato njerëz. Kështu që mos i hani ato lloj mashtrimesh. Gjëja e parë që do bëjë bashkia sikur larg qoftë të bjerë në duart e të tjerëve është bunkerizim, ndërprerje të çdo bashkëpunimi me qeverinë, përgatitje për mitingje për Saliun dhe për Ilirin”, nënvizoi ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS, është dhe mbështetje për politikat e marra nga qeveria si rritja e pagave dhe e pensioneve. Kryetari i Bashkisë Nuri Belba u shpreh se falë dhe bashkëpunimit me qeverinë, sot e gjithë zona e Rrajcës dhe Prrenjasi kanë një infrastrukturë më të mirë. Belba nënvizoi se PS-ja ka treguar se është e vetmja forcë politike që mban premtimet dhe që është treguar e suksesshme.

“14 Maji është një datë shumë e rëndësishme. Ne kemi shumë projekte, shumë ide të cilat i kemi hartuar bashkë me stafin që për 4-vjeçarin që vjen Rrajca do marrë vëmendjen e merituar. Ne do fillojmë së shpejti me buxhetin e bashkisë për të stimuluar ndërtimin e bujtinave. Kjo është një zonë perlë e cila do mbështetet në agro-turizëm. Ne do ta mbështesim bujqësinë, ne do të mbështesim infrastrukturën rrugore e cila në 4-vjeçarin që vjen të gjitha fshatrat ti lidhë me asfalt. Projekti tjetër që do bëjmë për ju është Unaza. Ndriçimi i Unazës për ti dhënë një pamje fantastike të gjithë Rrajcës. Jemi e vetmja forcë politike që mbajmë premtimet, jemi e vetmja alternativë qeverisëse që në këto vite ka bërë sukses”, deklaroi kryebashkiaku Belba.

Etiketat e lidhura

Damian Gjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.