Gjimnazi “Janaq Kilica”. Prindërit në panik nga helmimi, drejtoresha: Vajza është shtatzënë (Video)

Ambulancat janë paraqitur sërish mëngjesin e sotëm në ambientet shkollës “Janaq Kilica” në Fier, ndërsa mësohet se një nxënëse është shoqëruar për në spital, pasi ka ndjerë sërish simptomat e helmimit. Pati raportime se vajza ka pasur gjendje stresi dhe ankthi.

Prindërit janë revoltuar pasi nuk janë lejuar të futen brenda, ndërsa Drejtoresha e Arsimit në Fier, Yllka Beci shprehet se është një vajzë shtatzënë dhe nuk ka lidhje me situatën e djeshme.

Ndërkohë deklarata e saj ka bërë çudi pasi bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeç, ndërsa burime konfirmojnë për Faxweb.al se nuk është i vërtetë një lajm i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet gjithashtu se simptomat e vajzës në fjalë janë të ngjashme me ato që janë shfaqur në rastet e të rinjve të tjerë që janë dërguar dje në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?