Gjimnazistët e Tiranës me flamur shqiptar në Budva, ndërhyn policia malazeze

 

Disa maturantë nga Tirana kanë valëvitur flamurin shqiptar në muret e qytetit të vjetër të Budvës në Mal të Zi, por pas këtij veprimi ka ndërhyrë policia malazeze.

Gazeta vendase ‘Vijesti’ raporton se gjimnazistët ishin nga Tirana dhe se me flamurin në dorë janë fotografuar në një prej plazheve të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shfaqja e flamujve të vendeve të tjera rregullohet me ligj dhe një rregullore të veçantë në Malin e Zi dhe kjo mënyrë e shfaqjes së flamurit cilësohet si kundërvajtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ‘Vijesti’, disa prej nxënësve kanë hipur në muret e vjetra të Budvës, por policia u ka marrë flamurin e më pas i ka shoqëruar drejt autobusëve për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Policia ka ndërhyrë pas kërkesës së banorëve të Budvës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?