Gjinishi: Pse SPAK nuk arreston ata që kanë kërcënuar dëshmitarët e Ballukut?

Analisti Andi Tela, duke iu referuar një deklarimi të kryeministrit Rama, se pezullimi i zv/kryeministres Balluku kishte bllokuar punët në qeveri, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV se ai duhet ta kishte zëvendësuar për të mos bllokuar punët. Ndërsa pedagogu dhe analisti Ermir Gjinishi duke iu referuar deklarimeve të sotme të prokurorëve në Komisionin për Imunitetin dhe Mandatet se dëshmitarët ishin kërcënuar, shtroi pyetjen përse SPAK nuk i arreston ata.

Andi Tela: Balluku nuk është e pezulluar, sepse nuk ka patur vendim. GJK vendosi që ta pezullojë nga detyra, por nuk është zbardhur dhe nuk ka hyrë në fuqi. Por që nga ajo ditë kanë kaluar dy javë, që nga 6 shkurti. Kryeministri duhet ta kishte zëvendësuar, sepse Rama tha ne na kanë ngelur punët pezull. Pra duhet ta kishte zëvendësuar.

Nuk e ka lënë detyrën, por qeveria është pa zv/kryeministër dhe ministër. Përse kryeministri që e kishte me hall aq të madh nuk e zëvendëson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në komisionin e mandateve 3 prokurorët thonin duam imunitetin e zonjës Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermir Gjinishi: Qëndrimi i shumicës ndaj drejtësisë ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka patur shantazh, pse ka patur edhe seancë në Kuvend edhe thirret ish-bashkëshorti në SPAK. Kjo nuk përbën lajm.

Çështja Balluku nuk bëhet për një individ, por një grup njerëzish. SPAK duhet të kishte qenë më i saktë, kur ka abuzuar. Jo domosdoshmërisht e ka bërë zonja Balluku.

Pyetja racionale që duhet bërë është: Ndërkohë që SPAK thotë se po kërcënohen dëshmitarët, pyetja është pse nuk arrestohen njerëzit që kërcënojnë?

Pyetja e fundit është: Pse po diskutojmë kaq shumë për Ballukun? Qeveria nuk pati këtë me Ahmetajn e të tjerë. Ke ministrat të tjerë që ikën. Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj drejtësisë na ka çuar në këtë kolaps të madh. Këta nuk heqin mandatin, nuk lënë të hetohen. Çfgarë do të bëjë SPAK’u?

Është presion direkt ndaj SPAK. Rama po pret stabilitetin e marrëdhënieve me SHBA. Si do të bëjmë ne me njerëzit e korruptuar ne qeveri kur qeveria refuzon t’ua heqë kimunitetin?.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?