Gjinushi: Ndryshime në qeveri? Edhe kampioni i Formula 1 i ndërron gomat!

 

Vota dhe presioni popullor është shpresa e Skënder Gjinushit për të pastruar politikën nga korrupsioni. Protesta është gjithashtu pjesë e formulës shëruese të propozuar nga lideri i socialdemokratëve, që duket se nuk i beson fort antibiotikut të sistemit gjyqësor.

Pikërisht në goditjen e ilegjitimitetit, Gjinushi është kritik ndaj Qeverisë Rama, fajtore në gjykimin e tij për tolerimin që i bën atyre që e kthyen korrupsionin në sistem.

Në një intervistë për abcnews, Skënder Gjinushi e cilëson opozitën avokate të korrupsionit, trafiqeve dhe krimit, ndërkohë që vlerëson punën për vendosjen e rendit. Te kjo e fundit gjen edhe motivin e sulmeve të fundit me tritol ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Tahiri.

Gjithsesi, politika e burgut nuk i pëlqen fort kreut të PSD-së, sipas të cilit është tepruar me prangat. Edhe ai i bashkohet zërave të analistëve që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshimeve në qeverinë Rama. Harta e re territoriale nuk i ka pëlqyer shumë dhe mendon se një tjetër formulë do të ishte më optimale për Shqipërinë.

Skënder Gjinushi është i gatshëm të paraqitet edhe i vetëm në garën elektorale të 21 qershorit të ardhshëm. Deri atëherë mbetet i hapur ndaj ftesave që mund t’i vijnë nga e majta por këtë herë kërkon garanci që fjala e dhënë do të mbahet.

SHKARKO APP