Gjirokastër, 19-vjeçari hidhet nga kati i 7-të, arsyet e vetëvrasjes i postoi në Facebook

Një 19-vjeçar me inicialet V.LL nga Libohova i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, duke u hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese në Gjirokastër.  Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori”, ku mësohet se i riu shqiptar ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës 7- katëshe, e cila funksiononte si bar-kafe. Prej andej është hedhur nga lartësia. Goditja ka qenë fatale, duke i marrë atij jetën, por përpara se ai të kryente aktin e rëndë, ka lënë një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, që zbulon deri diku edhe motivin e vetëvrasjes. “Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jep jetën për ty”,- e nisi ai shënimin në rrjeti social, dukë nënkuptuar që një histori dashurie e shtyu drejt këtij akti. Më tej V.LL shpreh dashurinë për vëllain dhe prindërit, si dhe u kërkon atyre ndjesë. Postimi i tij në fund mbyllet me frazën “Allahu Ekber”.

SHKARKO APP