Për të dytën ditë banorët e pallatit në Gjirokastër që rrezikon të shembet kanë dalë jashtë shtëpive.

Shumica e banorëve sot do të strehohen tek të afërmit e tyre,  Ndërkohë bashkia Gjirokastër ka ofruar për banoret që dëshirojnë strehim deri në zgjidhje të problemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e policisë bashkiake do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në monitorim të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik i kanë kërkuar banorëve të largohen, ndërkohë që raporti përfundimtar në lidhje me rrezikun do të kërkojë të paktën edhe dy ditë.

Banorët thonë se rreshqitja e tokës filloi pas gërmimeve që po bëhen në një banesë në buzë në kodrës ku punimet ndaluan vetëm pas plasaritjes së sipërfaqes së terrenit ngjitur me pallatin ku banojnë 18 familje

/Ora News