Gjirokastër, komunistët kërkojnë vendosjen e bustit të Enver Hoxhës

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Komunistët e Gjirokastrës kanë përkujtuar sot 107 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Ata janë mbledhur para shtëpisë së lindjes së ish-diktatorit në lagjen “Palorto”.
 
Kryetari i Parisë Komuniste Shqiptare në Gjirokastër, Bujar Sulejmani, ka parashtruar para mediave kërkesat për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Komunistët kërkojnë:
 
1. Emërtimi rrugës “Enver Hoxha” nga Qafa e Pazarit deri në fundin e lagjes “Palorto”
 
2.Të rikthehet në identitet muzeu i luftës Antifashiste Nacional Clirimtare te shtëpia e Enver Hoxhës.
 
3.Të rivendoset busti i shokut Enver pranë vendit ku ka qenë më parë, te kodra e Obeliskut.
 
Sipas komunistëve përmbushja e këtyre tre kërkesave do të vendoste në vend dinjitetin dhe nderin e kombit shqitar./Lapsi.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?