Gjirokastër, zjarr në një banesë, lëndohet 84-vjeçarja
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 17:57
Një banesë është djegur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një 84-vjeçare.
E moshuara me inicialet O.DH ndodhej vetëm në momentin e rënies së zjarrit.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndi e dalë nga oxhaku.

