Gjirokastra nis grumbullimin e ndihmave për të paprekurit nga tërmeti. Këshilli Bashkiak jep 5 mln lekë

Qytetarët e Gjirokastrës kanë nisur mëngjesin e sotëm grumbullimin e ndihmave në Pallatin e Sportit për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës e Thumanë.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak Gjirokastër kalon një fond prej 5 milionë lekësh të vjetra nga fondi i emergjencës civile në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti duke iu bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe qytetarëve të ofrojnë ndihmën e tyre monetare dhe materiale në numrat e llogarive bankare dhe qendrat e ngritura me këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?