Gjirokastra plot me turistë, Vlora me librarinë më të madhe lundruese në botë dhe Shëngjini i mrekullueshëm (video)

“Një Gjirokastër e rilindur, me sezonin turistik më të suksesshëm, plot me turistë që zbulojnë qytetin magjepsës, ushqimin tradicional e mikpritjen e rrallë shqiptare”- shkruan Kryeministri Rama, duke i bërë reklamë turizmit shqiptar.

Këtë vit Gjirokastra ishte plot me turistë të huaj.

Ndërkohë Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” që udhëton prej viteve ’70, e ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë, sot ka prekur edhe brigjet tona duke u ndalur në Portin e Vlorës ku do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator me plot 5000 tituj librash, e ku shërbejnë 300 persona vullnetarë.

Edhe Vlora zien, duke mos harruar Shëngjinin i cili ka marrë pamje krejt tjetër magjepse nga puna e kryebashkiakut Pjerin Ndreu.

Pamje nga Shëngjini

SHKARKO APP