GJK jep vendimin për Erion Veliaj, Shella: Sot do të vendoset kredibiliteti i shumë institucioneve

Eksperti Gent Shella flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për hedhjen poshtë të vendimit për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.

Për të është me interes  fakti që për herë të parë interpretohet neni 115 I Kushtetutës dhe do të sqarohet se çfarë do të konsiderohet një shkelje e rëndë e Kushtetutës sipas Gjykatës, për një kryetar Bashkie.

”Sot do të kuptojmë nëse Veliaj ka apo jo të drejtë dhe nëse Presidenti i Republikës ka gabuar. Pse është më i rëndësishëm presidenti se vetë Këshilli i Ministrave? I kërkohet të jetë garant i Kushtetutës. Pretendimi i hedhur në “tavolinën” e Kushtetutës është që presidenti gjykon hallkat formale, dhe jo thelbin. Sot vendoset kridibiliteti i shumë institucioneve, si GJK, Këshilli i Ministrave, Presidenti dhe Këshilli Bashkiak”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?