GJKKO kalon për gjykim Benet Becin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim çështjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë. Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 17 mars 2026, pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin e çështjes në gjyq. Sipas vendimit nr. 63, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marinela Osmani vlerësoi se ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e procesit gjyqësor.

Beci, së bashku me të pandehurit Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas neneve 258 dhe 25 të Kodit Penal. Hetimi i SPAK lidhet me një procedurë tenderimi të zhvilluar në fund të vitit 2019, kur Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Bëhet fjalë për një kontratë studimore me vlerë rreth 700 mijë euro me TVSH, për hartimin e një strategjie të zhvillimit të sektorit energjetik.

Sipas prokurorisë, mënyra e hartimit të dokumentacionit dhe kriteret e vendosura në tender krijuan kushte që gara të mos ishte reale, duke favorizuar një operator të paracaktuar. Në përfundim, kontrata u fitua nga kompania “Consulting & Management Albania”, e vetmja pjesëmarrëse në garë, me një ofertë pothuajse sa fondi limit. SPAK pretendon se të pandehurit kanë ndikuar në disa faza të procedurës, përfshirë përllogaritjen e fondit, vendosjen e kritereve kufizuese dhe vlerësimin e ofertës, me qëllim favorizimin e kompanisë fituese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?