GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiksimin e një apartamenti 60 m2 të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ai u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor të vitit 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.

SPAK-u e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Dedja ka thënë se ky apartament është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.

Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga Vetting-u i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim. Ai e kaloi Shkallën e Parë të Vetting-ut, por ishte Shkalla e Dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?