GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, konkretisht nga gjyqtarja Rudina Palloj.

SPAK mund ta apelojë vendimin e GJKKO-së brenda 15 ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 48, datë 07.07.2025 vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen K. Selimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 257/a, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Shkëlzen Selimi ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë prej vitit 2011.

Por ai u shkarkua nga procesi i Vettingut në vitin 2018 për kontakte të papërshtatshme me persona të lidhur me krimin e organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?