“Gjoba Becchetti”, Buxhuku: Paaftësi shtetërore, ose plan i qëllimtë nga një grup kriminal për skenare të tilla
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se vendimi i arbitrazhit në çështjen Becchettit, është një gjobë që do të rëndojë drejtpërdrejt mbi qytetarët shqiptarë.
Sipas Buxhukut, kjo gjobë është jnë tregues se si funksionin shteti shqiptar, pasi nëse do të kishte një nismë nga ekzekutivi, kjo nuk do të thotë se duhet të shërbente si një urdhër që është zbatuar nga të gjitha instancat e tjera dhe nga drejtësia.
Buxhuku: Gjasat janë shumë të vogla për të mos thënë fare se një gjobë e tillë do të rëndojë drejtpërdrejt mbi qytetarët shqiptarë. Unë dua që të them se një gjobë kaq e rëndë që arrin në 130-140 milionë dollarë. Kjo së pari për vlerën e lartë Financiare dhe së dyti sepse kjo gjobë do të rëndojë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Kjo gjobë është 40% më e rëndë se sa gjithë ndihma që na dha BE për pandeminë. Kjo gjobë është jnë tregues se si funksionin shteti shqiptar. Nëse do të kishim një nismë nga ekzekutivi, kjo nuk do të thotë se duhet të shërbente si një urdhër që është zbatuar nga të gjitha instancat e tjera dhe nga drejtësia. Të gjitha institucionet kanë vepruar pa mëdyshje.
Gjobitja tregon se institucionet shqiptare kanë vepruar gabim duke i dhënë të drejtë Becchettit. Ky personazh mund të ketë probleme të madha, por institucionet i kanë dhënë gjithë arsyetimet që të fitojnë gjyqin. I gjithë procesi deri në ekzekutim të krijon dyshime se mund te kemi të bëjmë me një grup të organizuar se në mënyrë të qëllimtë ose të paaftë që e kanë profesion këtë gjë për të bërë skenarë të tilla. Këtu mendoj se duhen parë seriozisht gjërat nga institucionet për të kuptuar se si bëhen këto operacioni që mund të kthehen në një biznes kriminal i cili realisht serviret në mënyrë të tillë që një biznesmen t’i fitojë gjyqet në këtë mënyrë, dhe më pas të ndahen paratë nga ata që i krijojnë kauza të tilla.
Buxhuku shtoi se nëse ka një paaftësi të shtetit shqiptar në mënyrën se si ngrihen prova që ai ta fitojë, natyrisht që këtu kemi një krim që është bërë para qytetarëve shqiptarë.
Buxhuku: Edhe nëse ka një paaftësi të shtetit shqiptar në mënyrën se si ngrihen prova që ai ta fitojë, natyrisht që këtu kemi një krim që është bërë para qytetarëve shqiptarë dhe nëse nuk mbahet përgjegjësi nga këta persona, kjo gjë mund të kthehet në një precedent të rrezikshme. Ka disa raste të tjera në arbitrazh në një vlerë 400-500 milionë euro ku shteti shqiptar është hedhur në gjyq nga biznese të ndryshme. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar se si në një shtet institucionet funksionojnë kaq keq ose në mënyrë të qëllimshme që qytetarët shqiptarët të gjobiten me shifra kaq të mëdha.