Gjobë djalit të Ermelinda Meksit

Ilirjan Nezajt nga Kërrnaja e Tropojës, i komunikohet akuza e “gjobëveniës”, pasi me anë të shantazhit i ka marr djalit 14-vjeçar të Ermelinda Meksit një shumë prej 500 mijë lekësh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se po heton dosjen, ku i dyshuari Nezaj është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga ish-deputetja Meksi.

Sipas akuzës, djali 14-vjeçar ishte njohur me Nezajn me ndihmën e disa djemve të lagjes, ku dhe është fotografuar duke konsumuar një cigare hashash.

Këtë foto Nezaj, e ka përdorur duke e kërcënuar djalin 14-vjeçar që nëse nuk i sjell para do ia dërgonte nënës së tij, ish-deputetes Meksi.

I ndodhur nën presion dhe nga frika, 14-vjeçari ka marr bizhuteri të nënës duke i shitur dhe paratë në shumën 500 mijë lekë i ka dorëzuar të dyshuarit.

Pasi ka konstatuar mungesën e bizhuve, Ermelinda Meksi ka kërkuar nga djali shpjegime i cili ka treguar dhe më pas dy së bashku kanë kallëzuar Nezajn.

SHKARKO APP