Gjobiten 6 klube nate në Tiranë

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur 6 lokale të njohura në Tiranë, për lejimin e pirjes së duhanit në ambientet e brendshme të tyre. Drejtuesit e lokaleve kanë marrë gjobë deri në 350 mijë lekë të reja.

“Bazuar në ligjin ‘Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Nr. 10433, dt. 16.06.2011 gjatë fundjavës me praninë e Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në drejtimin e Z. Eltar Deda, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor u krye një inspektim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, qendror, në pjesën më të madhe të klubeve të natës në Tiranë”,- njoftoi sot Inspektorati Shëndetësor.

Gjatë inspektimit u konstatua se disa lokale nuk respektonin zbatimin e ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 i ndryshuar ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ në ambientet e tyre. Për këtë arsye inspektorët e ISHSH morën masa administrative me vlerë 350 000 lekë te reja për klubet ku nuk zbatohej ligji në fjalë si dhe për pronarët/administratorët e tyre. Klubet ndaj të cilëve u morën masa janë: MATRIX, MUMJA, ARENA, MOSCOW, TABOO dhe DREAM CITY. 

Ky inspektim u ndoq nga afër nga ministri Beqaj, dje Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Deda. 

SHKARKO APP