FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjobiten me 100 mijë lekë dy lokale të muzikës live në Krujë

Dy lokale me muzikë live në Krujë u gjobitën me nga 100.000 lekë për shkelje të Aktit Normativ.

Subjektet ushtronin aktivitetin në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe dy administratorët e lokaleve, P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?