Gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues në Shëngjin, shkeli perimetrin e sigurisë
Policia Kufitare në Shëngjin gjobiti drejtuesin e një mjeti lundrues pasi shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Gjatë monitorimit të zonës bregdetare, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, kanë evidentuar një mjet lundrues që kishte hyrë dhe po lëvizte me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e pushuesve që po bënin plazh.
Sipas policisë, në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D.M, u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj, si dhe u bllokua mjeti lundrues.
KOHA JONË SONDAZH

