Gjobvënie biznesmenit në Rrugën e Kavajës, grupin e drejtonte Genc Ferhati nga burgu i Peqinit

 

Zbardhen detaje nga operacioni për arrestimin e bandës së gjobvënësve.

Sipas policisë banda ku merrte pjesë dhe Pajtim Serjani drejtohej nga Genc Ferhati i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Të arrestuarit janë
Genci Ferhati 37 vjec po vuan dënim në Peqin
Pajtim Serjani 33 i dënuar më parë për moskallëzim krimi
Arianit Luli 31 vjeç
Dilaver Reci
Klevis Kadashi, I njohur me nofkën kinezi
Janë shpallur në kërkim E.K 27 vjec dhe E.H 45 vjc banues në Durrës

“Nga 6 shkurti 2015 dhe në vazhdim me anë të shtrëngimit kanosjes  i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit dhe kanë kërkuar ndarjen e fitimit nga aktiviteti tregtar. Genc Ferhati komunikonte nga qelia e burgut të Peqinit përmes rrjeteve sociale me të dëmtuarit dhe bashkëpunëtorët” deklaroi Rebani Jaupi, zv/drejtori i Policisë së Tiranës, në një prononcim për median.

Ata janë arrestuar mbrëmjen e së martës 21 prill për akuzën e  gjobvënës ndaj një biznesi në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Hetimet për këtë operacion mësohet se kishin nisur rreth dy muaj më parë.

Seriani njihet në kryeqytet si një nga njerzit e afërt të Emiliano Shullazit, ndërsa u plagos më 5 janar gjatë një atentati ku Artur Baze qëlloi për ta vrarë.

Pajtim Serjani njihet si person me precedentë penale, pasi është dënuar për një seri veprash penale nga gjykata e Tiranës. Në vitin 2004 ai u dënua së bashku me Gilmando Danin, pasi kishin kanosur me armë shtetasin Klodian Myrto.

 

SHKARKO APP