Gjokutaj: “Çështja” e Tahirit në Itali nuk ka lidhje me atë në Shqipëri
Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në “360 Gradë” thotë se ka shumë kontradikta në lidhje me deklarimet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, ai fillimisht ka deklaruar se nuk ka çështje në Itali, ndërsa tani thotë se Prokuroria e Katanias, e ka mbyllur çështjen.
Gjokutaj: Unë e dëgjova sot ish-ministrin. Si qytetar më bëhet qejfi nëse kjo do të ishte e vërtetë, pra ish-ministri nuk ka lidhje me trafikun. Nuk është flori çdo gjë që shkëlqen. Nuk është tamam ashtu siç ai shpjegoi. Është respektuar nga ana italiane parimi bazë i drejtësisë, ku një çështje nuk mund të hetohet njëkohësisht në dy prokurori. Çështja është regjistruar në Shqipëri dhe aktet procedurale kanë ardhur nga Italia. Çështja në Itali nuk mund të ndikojë fundin e çështjes në Shqipëri. Shumë delikate kjo çështje. Në fillim është thënë që Tahiri dhe vetë Tahiri nuk ka çështje në Itali, tani del dhe thotë se çështja është pushuar. Është pushuar për mungesë kompetence? Elementësh?
KOHA JONË SONDAZH

