Gjokutaj: Dashnorja më e madhe e pushtetit është opozita

Avokat Genc Gjokutaj ka bërë deklaratën e fortë në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora. Sipas tij, opozita gjithmonë ka qenë dashnorja më e madhe e pushtetit.

“Urrejtja e zgjatur-tha Gjokutaj-kthehet në dashuri”

Genc Gjokutaj: Bazuar në ligjet elektorale botërore dhe praktikat e shteteve më të zhvilluara, vërtet situata është iracionale. Por duke marrë parasysh traditën tonë, situata është më racionale se kurrë. Në Shqipëri dashnorja më e madhe e pushtetit opozita ka qenë. Sepse urrejtja e zgjatur kthehet në dashuri. E kam unë e ke ti, por ajo është dashuri.

Sipas Gjokutajt, veprimi i opozitës është si pasojë e një presioni ndërkombëtar.

Genc Gjokutaj: Nuk kemi pse habitemi me këtë qëndrim të opozitës. Kush ishte paradoksi. Kjo opozitë duhet të shtrëngonte mazhorancën që të bëhej një kod i ri zgjedhor. Opozita e nisi mirë, kur tha se me një kryeministër të inkriminuar nuk mund të futemi. Por kjo opozitë nga ana tjetër kishte një presion ndërkombëtar. Nga njëra anë opozitës i kërkohet nga brenda që të bëjë opozitë dhe ta ndalojë këtë mazhorancë në kalërimin e saj në pushtet, jo racional, por nga ana tjetër kjo opozitë ka një presion nga jashtë, ku i thuhet nuk braktisen institucionet.

SHKARKO APP