Gjokutaj: Nuk mund të krahasohet Fatmir Xhafaj me një mallist si Tahiri
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Rama ka dështuar dy herë me Ministrinë e Brendshme, ndërsa avokati Genc Gjokutaj e cilësoi ish-ministrin Tahiri si “mallist”.
Pjesë nga debati:
Kikia: Rama vjen nga dy histori të dështuara në Ministrinë e Brendshme. Vinte me një ministër që duhet të ishte në burg dhe që është bërë turp i Evropës, pastaj me një ministër që nuk e pyeste shumë.
Gjokutaj: Nuk mund të krahasohet Fatmir Xhafaj me një mallist si Saimir Tahiri.
Kikia: Po them histori të dështuara, pasi Fatmir Xhafaj nuk e dha dorëheqjen. Ka qenë i detyruar. Në kushtet kur ka pasur dy histori të dështuara, i duhej më në fund një njeri jashtë ndikimit politik që të ishte i besueshëm. Sandër Lleshi ka qenë njeri absolutisht shumë i besuar i kryeministrit Rama.
KOHA JONË SONDAZH

