Gjokutaj: Ulëritëse që prokurorit i gjenden dosje në makinë, është shantazh

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se është e papranueshme që prokurorit t’i gjenden dosje në makinë.

Gjokutaj: Këtu arrestohen zyrtarë, por prona i mbetet hajdutit. Bën 6 muaj burg, del zyrtari dhe prona i ngelet prap atij. I gjithë qëllimi i një procesi penal është të vendosë një të drejtë të shkelur, pra të kthejë pronën tek i zoti. Një çështje penale pezullon edhe çështjen civile në bazë të kodit civil. Rasti është ulëritës nëse është e vërtetë, që prokurorit i gjenden dosje të tilla në bagazh. Ky nuk është rast studimi që prokurori të studiojë dosjet. Nuk i takon Ndojit të studiojë dosjet. Nuk i ka pasur kompetencë dhe nuk i ka thënë njeri për ta hetuar këtë çështje. Ky është mnaterial shtrëngues. Shantazh.

SHKARKO APP