Gjonaj dhe Vlahutin në burgun e Reçit, investim 14.3 milionë euro nga BE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, kanë vizituar burgun e Reçit, në të cilin janë investuar 14.3 milion euro nga Bashkimi Europian.

Në fjalën e saj ministrja Gjonaj u shpreh se ky burg do shërbente jo vetëm si një vend ku të dënuarit do të vuajnë dënimin por edhe si një qendër rehabilitimi ku të dënuarit do të kenë mundësi të ndjekin edhe kurse profesionale.

Ndërsa ambasadorja Romana Vlahutin e ka konsideruar një realizim të rëndësishëm këtë projekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në fjalën e saj Vlahutin iu rikthye diskutimeve për çeljen e negociatave, ku theksoi se hapja e tyre varet nga rezultatet e reformave dhe veprimi i institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?