Gjonaj i dorëzon Arta Markut rekomandimet e qeverisë
Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019. Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor.
Në takimin mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, u theksua se fazat hetimore nga prokurorët duhet të përmbyllen në një kohë më të shkurtër.
“Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit. Rekomandmet kanë për qëllim parandalimin për luftën kudnër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qevera do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019. Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale”, deklaroi ministrja Gjonaj.
KOHA JONË SONDAZH

