Gjonaj prezanton projektin për kodin e ri penal

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar gjatë mëngjesit të kësaj të premteje projektin për kodin e ri penal.

Në fjalën e saj Gjonaj ka theksuar se ky kod i ri penal është bërë nga shumë eksperte dhe se janë marrë në konsideratë shumë legjislacione të ngjashme.

“ Sistemi i drejtësisë ka pasur nevojë për një ndryshim në kodin penal. Në këtë projekt për kod të ri penal, janë bashkuar shumë ekspertë për të bërë të qëndrueshëm dhe objektiv.Janë marrë në konsideratë shumë legjislacione të ngjashme. Projekti do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë me grupet e interest”, është shprehur ministrja Gjonaj gjatë prezantimit të projektit të ri të kodit penal.

SHKARKO APP