Gjonaj takim me delegacionin e FMN: Forcimi i shtetit të së drejtës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pritur në një takim ditën e sotme, shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn dhe delegacionin e ekspertëve. Gjonaj thotë se në këtë takim është folur për rëndësinë që ka forcimi i shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik, e po ashtu ministrja i ka prezantuar shefit të FMN-së për Shqipërinë ecurinë e Reformës në Drejtësi. “Rëndësia që ka forcimi i shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik, ishte një ndër çështjet kryesore që trajtuam në Ministrinë e Drejtësisë bashkërisht me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë Jan Kees Martijn dhe delegacionin e eksperteve. Patëm mundësi që në këtë takim ta njihnim së afërmi delegacionin me reformën që kemi ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, kornizën ligjore të Shërbimit Përmbarimor si dhe gjykimin e çështjeve tregtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?