Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjonaj: Ulet dënimi për ata që ndërtojnë pa leje, kjo për të plotësuar nevojat për strehim

Aktualitet E enjte, 17 Dhjetor 2020 11:24
Gjonaj: Ulet dënimi për ata që ndërtojnë pa leje, kjo për të plotësuar nevojat për strehim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka folur ditën e sotme në seancën parlamentare për personat që ndërtojnë pa leje, duke mos lënë pa përmendur edhe përgjegjësit e tërmetit të 26 nëntorit që solli 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra familje pa shtëpi. Ajo shprehu disa prej vendimeve ligjore të personave që bëjnë shkelje në ndërtimin e banesave.

Sipas saj, përgjegjësia penale për të gjithë ato subjekte që nxisin me ose pa shpërblim, ose detyrojnë projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit ose kolauduesit të punimeve të ndërtimit për të shkelur rregullat të cilat garantojnë kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit, do të ketë dënime në proporcion me shkallën e dëmtimit.

Në ndryshimet e Kodit Penal të propozuara dhe të miratuara nga qeveria, ka një ulje të dënimit të atyre rasteve kur ndërtimi pa leje bëhet për plotësimin e nevojave për strehim, nga një vit në tre muaj.

Fjala e plotë e ministres Etilda Gjoni

Situata e krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar i cili mori tragjikisht jetë njerëzish dhe shumë të tjerë i la të pastrehë, pa një banesë apo me banesa të shkatërruara, në periudhën pas tërmetit e vendosi Qeverinë Shqiptare në pozitën që nga një anë të ndërtonte programin e rindërtimit por nga ana tjetër dhe përpara sfidës të evidentimit të përgjegjësisë ligjore.

Kjo situatë, na vendosi përpara një hendeku, ku nga njëra anë do të na duhej të merreshim jo vetëm me garantimin e jetës dhe strehimit të sigurt të të gjithë personave, banesat e të cilëve u shpallën të pabanuara apo të shkatërruara tërësisht, dhe nga ana tjetër do të na duhej të identifikonim përgjegjësit, barra e të cilëve iu faturua qeverisë, barrë që po përballojmë edhe sot që flasim, ku rindërtimi po adreson problemet dhe hallet e çdo familje të prekur.

Identifikimi dhe kategorizimi sipas përgjegjësisë të subjekteve të masakrës së ndërtimeve jo cilësore të cilët kanë lloj-lloj emrash e që kur i kërkon, të dalin persona që janë jashtë shtetit apo individë që nuk figurojnë në asnjë organ ligj zbatues. Të projektuesve, zbatuesve, mbikëqyrësve dhe kolauduesve të tyre, të cilët kanë pasur detyrimin e ndjekjes të çdo rregulli ligjor në kryerjen e punimeve të ndërtimit, të zbatimit me përpikmëri të standardeve profesionale, të respektimit të të gjitha kushteve të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Padyshim fatkeqësitë natyrore ne nuk mund t’i ndalim, por ka ardhur koha që këto fatura dëmesh të mos i paguaj qeveria por të gjithë ata që kanë përgjegjësi për cilësinë e ndërtimeve, për ndërtimet pa leje, pasi askush nuk mund të mendoje që është i paprekshëm apo të shpëtoj nga kjo papërgjegjshmëri direkte e punimeve pa asnjë kriter në dëm të qytetarit, duke i rrezikuar atij jetën dhe shëndetin.

Në kuadrin ligjor aktual nuk ekziston asnjë parashikim i posaçëm mbi humbjet njerëzore, pasojat e rënda në dëme materiale ose/dhe në cenimin e shëndetit të njerëzve të sjella nga veprimtaritë e paligjshme të ndërtimit. Për këtë arsye vijmë sot me ndërhyrjet në kodin penal me qëllimin e vetëm: garantimin e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të personave si dhe pronës publike e private dhe përcaktimin e ndëshkimit të veprimeve që kryhen nga projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit apo kolauduesit e punimeve të ndërtimit, shmangien dhe parandalimin në të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më këto ndryshime synojmë forcimin e politikës penale në fushën e ndërtimeve pa leje;

–përcaktimin e përgjegjësive të subjekteve veprimet apo mosveprimet e të cilëve si në procesin e projektimit, mbikëqyrjes, zbatimit dhe kolaudimit të punimeve të ndërtimit sjellin pasoja të rënda deri në humbje jete.

–Përcaktimin e përgjegjësive të atyre që nuk kanë përmbushur apo kanë shmangur me dashje detyrimet ligjore të përcaktuara të posaçme që i përkasin fushës së ndërtimeve private dhe publike,

–apo atyre që nxisin me apo pa shpërblim apo që detyrojnë projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit, kolauduesit e punimeve të ndërtimit të shkelin rregullat që garantojnë kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, me lejet përkatëse të zhvillimit e të ndërtimit, ashtu edhe me standardet profesionale

Në ndryshimet e Kodit Penal të propozuara dhe të miratuara nga Qeveria, ka një ulje të dënimit të atyre rasteve kur ndërtimi pa leje bëhet për plotësimin e nevojave për strehim sipas ligjit, nga një vit në tre muaj. Në këtë dispozitë ka një qartësim dhe definicion të qartë.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 6 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash

Në paketën e ndryshimeve të Kodit Penal, është parashikuar një vepër penale e re, ajo e Shkatërrimit të ndërtesave dhe objekteve të tjera, me qëllimin për të rritur përgjegjshmërinë e subjekteve të cilat gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në fushën e ndërtimit të objekteve të caktuara, duhet të respektojnë me përpikmëri kushtet teknike dhe ligjore të ndërtimit të objekteve, duke iu referuar të gjitha proceseve dhe procedurave që përbëjnë në tërësi objektin e ndërtimit që garantojnë kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit.

Masa e dënimit do të variojë sipas shkallës së dëmtimit. Po gjithashtu është parashikuar përgjegjësia penale për të gjithë ata subjekte që nxisin me ose pa shpërblim, ose detyrojnë projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit ose kolauduesit të punimeve të ndërtimit për të shkelur rregullat të cilat garantojnë kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit, do të ketë dënime në proporcion me shkallën e dëmtimit.

Nëpërmjet këtyre rregullimeve ligjore të propozuara synohet sanksionimi në ligj jo vetëm i ndëshkimit por edhe mirëpërcaktimittë qartë të të gjitha përgjegjësive ligjore të subjekteve të ndërtimit për të garantuar jo vetëm në letra e dokumentacion, por për të garantuar edhe në çdo metër katror punimi të tyre, cilësi, rregullshmëri e standarde të punës të subjekteve në të ardhmen, në fushën e ndërtimit me qëllimin final mbrojtjen dhe garantimin e jetës së qytetarëve tanë. Ndryshimet e Kodit penal së bashku me paketën e në fushën e ndërtimit të miratuar pak muaj më herët do të jenë një bazë e qëndrueshme ligjore e plotë e cila saktëson përgejgjësitë ligjore penale dhe ato civile apo administrative të të gjithë zinxhirit të aktorëve të ndërtimit. Ndaj ju ftoj tí votoni këto ndryshime.

Etiketat e lidhura

etilda gjonaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.