Gjosha: Një numër i madh sirianësh do hyjnë në Shqipëri

 

E pyetur nga gazetarët për situatën me refugjatët Sirian në kufi, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh:

“ Kjo në fakt është një çështje që ka kohë që diskutohet, pavarësisht që deri tani Shqipëria nuk ka qenë e prekur nga turma e refugjatëve por mesa duket ka patur një ndryshim të kësaj trajektoreje. Jam e informuar që ka një numër të madh Sirianësh që presin të hyjnë në Shqipëri. Për mendimin tim, qeveria do të jetë e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve,  që kërkojnë të hyjnë  në vendin tonë. Ajo që është e rëndësishme, është që të ketë një bashkëpunim shumë të madh me të gjithë vendet fqinje, dhe në këtë rast me Greqinë por edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian, sepse ky duhet të jetë një projekt i përbashkët. Dua të theksoj sërish që të gjithë ata persona që presin të hyjnë në Shqipëri është mirë që të kenë një regjistrim të posaçëm dhe të identifikohen, kjo për arsye sigurie të vendit.”

SHKARKO APP